
Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar veprimet e fundit të Ministrisë së Tregtisë ndaj Klan Kosovës, ku iu refuzua ankesa ndaj pezullimit të licencës, transmeton Veriu.info.
Ai është treguar mjaftë i ashpër, duke thënë se ministrja Rozeta Hajdari do të shkojë në burg. Këtu ka aluduar te rasti i përgjimeve të publikuara dje nga Berat Buzhala, për rastin e mosarritjes së vajit në Kosovë, anipse janë paguar parat nga MINT për vaj vitin e kaluar.
Mbajeni mend ju te pushtetit: Klan Kosoven nuk do te mund ta mbyllni, ndersa Rozeta Hajdari do te shkoje ne burg per hajni.











