Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Menaxheri i “Besa Security” pjesë e grupit kriminal që grabiti paratë e bankës – Zbulohet roli i tij në grabitje

05/03/2022 - 17:39
në Kryesore, Lajme
A A
Menaxheri i “Besa Security” pjesë e grupit kriminal që grabiti paratë e bankës – Zbulohet roli i tij në grabitje
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Dy grabitje të armatosura kanë ndodhur vetëm vitin e kaluar gjatë transportimit të parave nga kompania “Besa Security”.

Në rastin që ndodhi në nëntor të 2021, personat që kryen grabitjen e armatosur po dyshohet se patën një ‘dorë’ brenda kompanisë, që u ndihmoi. Bëhet fjalë për menaxherin e Logjistikës të kësaj kompanie, Milaim Lipovica, i cili gjendet në paraburgim. Lipovica mesa duket ‘sigurimin’ e vetëm që e ka bërë në këtë rast ka qenë ndihma për t’u grabitur paratë nga kompania për të cilën shërbente. Sinjali ju sjellë detaje ekskluzive se si ishte përgatitur gjithçka dy javë para se të ndodhte grabitja.

Plani për grabitjen e parave më 18 nëntor 2021, duke sulmuar me breshëri plumbash automjetin e kompanisë së së sigurimeve “Besa Security”, i cili po bartte paratë e bankës ProCredit, ishte ‘gatuar’ më 6 nëntor të atij muaji. Milaim Lipovica, 41 vjeçar, bashkë me Besim Kasumin, 40-vjeçar po dyshohen se atë ditë bënë gjithçka gati që automjeti me paratë që po transportoheshin të grabitej. Lidhur me këtë rast, dy të dyshuarit janë arrestuar më 15 shkurt, në orët e mëngjesit.

Milaim Lipovica
Si u bë ‘gati’ gati dy javë më parë automjeti i “Besa Security”

E gjithë puna u krye për 1 orë e 15 minuta, në mëngjesin e 6 nëntorit. Lipovica, si person përgjegjës i sigurimit të “Besa Security”, fshehtazi, pa dijeninë e udhëheqësit të kompanisë dyshohet se e ka marrë një automjet “Fiat”, që shërbente për transportimin e parave, me të cilin ka shkuar deri Autoservisi “Besi”, ku pronar është i dyshuari Besim Kasumi.

Bashkë më Kasumin, ata dyshohet se kanë marrë rrugë për te Autoservisi “Ylli”, ku kanë bërë gati automjetin e kompanisë “Besa Security”, i cili do të grabitej gati dy javë më pas.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë njoftuar se në këtë autoservis, Milaim Lipovica dhe Besim Kasumi, automjetit të kompanisë “Besa Security”, ia kanë vendosur një bllokadë për fikjen e motorit të automjetit me pilot elektronik nga distanca, të cilën më pas e testojnë.

Pasi e vërtetojnë se bllokada e vendosur po funksiononte, të njëjtit dyshohen se kanë bërë një xhiro me automjetin e kompanisë, për ta ritestuar në bazë të shpejtësisë së lëvizjes. Pasi edhe këtë test mesa duket e kaloi, Lipovica dhe Kasumi, furgonin për transportimin e parave e dërgojnë te Autoservisi i “Fiat”, në Prishtinë. Më vonë, këtë automjet e merr një punëtor i “Besa Security”.

Gjithçka u bë gati dhe gati dy javë më vonë, pasditen e 18 nëntorit, në fshatin Parallovë të komunës së Novobërdës, derisa me furgonin e kompanisë “besa” po transportoheshin para të bankës “pro Credit”, sipas Prokurorisë, automjeti ndalet me pilot elektronik nga i dyshuari Dardan Gashi dhe tre të tjerë, të cilën gjenden ende në arrati.

Të dyshuarit, të maskuar, kanë shtënë me katër kallashnikov në drejtim të automjetit, duke shkrepur 30 plumba, ku më pas grabisin 10 çanta me para dhe ikin me një veturë të tipit Zafira. Për t’i fshehur gjurmët, të dyshuarit ia kanë vënë flakën kësaj veture, afër një pompe të derivateve, për t’u larguar me një veturë tjetër. As veturën e tipit Wolvo, nuk e shfrytëzuan gjatë, pasi e njëjta u gjet e braktisur në një fshat të Sllatinës.

Momenti i grabitjes së armatosur

Gazeta Sinjali pati publikuar video nga momenti kur të dyshuarit bllokojnë automjetin e “Besa Security” dhe dalin nga vetura duke shtënë me breshëri plumbash në drejtim të tij. Në pamjet e publikuara nga Sinjali shihen katër të dyshuar të veshur fund e krye me të zeza, e të armatosur.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë