Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rasti tragjik në Lipjan, njëra prej viktimave ishte me aftësi të kufizuara

29/07/2023 - 16:05
në Kryesore, Lajme
A A
Rasti tragjik në Lipjan, njëra prej viktimave ishte me aftësi të kufizuara
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar ka reaguar pas vrasjes së trefishtë që ka ndodhur ditën e djeshme (premte) në fshatin Rufc të Lipjanit, ku mbetën të vdekur një çift dhe djali i tyre.

Në reagim e tyre bëhet e ditur se djali që u vra dje ishte me aftësi të kufizuara.

“Pas ngjarjes së ndodhur dje në familjen Bekteshi në Rufc të Lipjani Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar është thellë i tronditur me vrasjen e trefishtë, me këtë rast ne ju shprehim ngushëllimet më të thella familjarëve, miqve dhe bashkëvendësve të tyre. Sipas informatave që kemi nga banorët dhe të afërmit Arditi djali që u vra ditën e djeshme në shtëpinë e tij në fshatin Rufc ishte person me aftësi të kufizuara, kjo e rëndon edhe më tutje gjendjen për shkak të mungesës së kujdesit dhe mbrojtës nga institucionet përkatëse të Republikës së Kosovës për personat më aftësi të kufizuara”, thuhet në reagim.

Tutje në reagim thuhet se personat me aftësi të kufizuara janë kategoria më e prekur në të gjitha aspektet e dhunës si në familje, si në shoqëri dhe në institucionet shkollore e deri në institucione të larta të shtetit.

“Jemi shumë të shqetësuar se nga mungesa e kujdesit janë duke vuajtur shumë fëmijë me aftësi të kufizuara ku keqtrajtohen së pari nga familjarët e tyre e deri tek të rriturit që jetojnë të diskriminuar, të braktisur dhe pakujdesje shtetërore”.
FKAK kërkon nga institucionet më të larta shtetërorë që t’i zbardhin sa më shpejtë motivet e vrasjes dhe arsyet se pse quan në vrasjen e djalit me aftësi të kufizuara dhe dy familjarëve të tjerë.

“Ju bëjmë thirrje institucioneve që të fillojnë të zbatojnë programe për kujdes dhe mbrojtje dhe vizita nëpër shtëpi të personave me aftësi të kufizuara të cilët duhet ta vëzhgojnë jetën e tyre nga afër për kushtet e jetës dhe trajtimi që u bëhet nga familjarët së pari e deri te shoqëria dhe të tjerët”, përfundon komunikata.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë