Ish-kryenegociatorja për dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, ka thënë se aferat korruptive të Qeverisë Kurti dhe masat autokratike për mbylljen e mediave janë përpjekje për mbulim të dështimeve në qeverisje.
Tahiri këtë e ka thënë me anë të një postimi në ‘Facebook’, në ditën kur është paralajmëruar protestë nga gazetarët për kundërshtimin e heqjes së licencës së Klan Kosovës, shkruan Gazeta Insajderi.
“Aferat korruptive ne rritje ‘zdravo, vaji, energjia., masat autokratike per mbylljen e mediave si perpjekje deshperuese e Kurtit qe te mbuloj gjerat qe po e permbysin Kosoven tone”, ka thënë ajo.












