
Sot është mbajtur protesta e gazetarëve për lirinë e shprehjes dhe fjalën e lirë, shkruan VeriuInfo.
Por gjatë protestës një “Qytetar i lirë” ka dalur me një parullë, e cila ironizonte me protestën e gazetarë kundër mbylljes së Klan Kosovës.
Atë parullë në dorë e mbante një aktivisti i Lëvizjes Vetvendosje me emrin Erion Beqiraj, i cili në këtë parti mban pozitën Zëvendëskryesues i këshillit të RVV-së Istog.
Në profilin e tij në Facebook ai ka disa postime në të cilat mbështet Lëvizjen Vetëvendosje dhe qeverinë.
Së fundmi ai ka bërë një postim në të cilin pretendon se u pengua nga një gazetare që të shprehte mendimin e lirë.
Në vazhdim keni disa foto të këtij militanti, në të cilat shihen përkrahja dhe veprimtaritë në Lëvizjen Vetëvendosje./VeriuInfo

















