Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rastet e sharjeve dhe fyerjeve në Kuvend, KDI kritikon Konjufcën që i toleroi

02/08/2023 - 12:00
në Lajme
A A
Rastet e sharjeve dhe fyerjeve në Kuvend, KDI kritikon Konjufcën që i toleroi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Rastet e sharjeve dhe fyerjeve në Kuvend, KDI kritikon Konjufcën që i toleroi

instituti Demokratik i Kosovës ka publikuar raportin “ Ligjvënia mes shumë sfidave” lidhur me punimet e Kuvendit të Kosovës gjatë sesionit pranveror.

Një problem gjatë këtij sesioni për KDI-në ishte përdorimi i gjuhës jo parlamentare dhe të pa përshtatshme brenda sallës së Kuvendit të Kosovës, shkruan Gazeta Express.

Me këtë rast në raport janë përmendur dy raste.

I pari është ai i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, i cili ia përmendi termin “epsh”, deputetes së PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi.

“Faleminderit për pyetjen dhe kujdesin maksimal që të përcillni çdo detaj të intervistave të mia në vazhdimësi. Po ashtu, është e pakuptimtë epshi juaj për me marrë vëmendje publike, është e parëndësishme”, i pati thënë Bislimi, asaj.

Për këtë deklaratë të Bislimit reagoi Konjufca.

“Kujdes fjalorin z.Bislimi”.

Rast tjetër i përdorimit të gjuhës së papërshtatshme në Kuvend, KDI e vlerëson edhe ofendimin e deputetit të LDK-së, Kujtim Shala ndaj kryeministrit Albin Kurti.

Shala u zu në mikrofon edhe duke sharë.

Kamerat kanë kapur momentin kur Shala dëgjohet tek thotë “puu t’q***** tradhtarin e nonës”.

E për këto terme të përdorura në Kuvendin e Kosovës, KDI ka kritikuar edhe kryetarin e Kuvendit të Kosovës.

“Një nga problemet më të theksuara të këtij sesioni, ka qenë përdorimi i gjuhës joparlamentare dhe të papërshtatshme brenda  Kuvendit. Përkitazi me trendet e përkeqësimit tek çështja e gjuhës jo-parlamentare, Kuvendi nuk ka ndërmarrur hapa proporcionalisht me shkeljet. Rregullorja e Kuvendit të Kosovës i mundëson Kryetarit të Kuvendit të ndërmarrë 5 lloje të masave kundrejt atyre që përdorin gjuhë jo-parlamentare në seancë, siç janë kërkesa për tërheqjen e fjalës, ndërprerja e fjalës, vërejtja, vërejtja me paralajmërim për largim nga seanca plenare dhe përfundimisht largimi nga seanca plenare. Në raport me gjuhen e përdorur Kryetari nuk ndërmori masat e duhura, shpeshherë duke e toleruar atë”, thuhet në raport.

Sipas tyre mosdënimi i gjuhës së papërshtatshme në Kuvend, ka krijuar perceptim normal të saj.

“Mosdënimi i gjuhës së papërshtatshme parlamentare, ka krijuar një perceptim normal të saj brenda Kuvendit, duke rritur tensionet vazhdueshëm brenda Kuvendit. Ky trend i tensionit përveç prodhimit të skenave të papërshtatshme brenda Kuvendit, ka shkaktuar incidentin e rrahjes në grup ndërmjet deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës dhe përfaqësuesve të  Vetëvendosjes, anëtar të kabinetit qeveritar dhe deputetë të Kuvendit gjatë muajit korrik. Ky incident ka tejkaluar edhe masat ndëshkuese që parasheh Rregullorja, duke aktivizuar organet e drejtësisë të cilat kanë marrë përsipër rastin në fjalë”, thuhet ndër të tjera në raport. /Express/

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë