Pas publikimit të përgjimeve të radhës ku zbulohet një skandal tjetër në kuadër të ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, që erdhi pas skandalit me vajin nga Polonia.
Pas skandalit të radhës, ka reaguar deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Bekim Hashiu, i cili i drejtohet pushteti me përshendetjen “Zdravo” hajna të vajit, të grurit, të rrymës, të barnave, të maskave e dorëzave, të thasëve te kufomave e të transportit të kufomave, të asfaltit e çka jo …, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Hashiu ka deklaruar se për dy vite 2021/22 ekziston edhe një rast tjetër korruptiv në SHSKUK në vlerë 14.7 milionë euro ku mungon raporti i pranimit të mallit.
Postimi i plotë:
“ZDRAVO” ➡️ hajna të vajit, të grurit, të rrymës, të barnave, të maskave e dorëzave, të thasëve te kufomave e të transportit të kufomave, të asfaltit e çka jo …🙈
Në SHSKUK për dy vitet e fundit 2021/202, rast korruptiv në vlerë 14.7 milionë euro, mungon raporti i pranimit te mallit.
Tani më është e kuptueshme pse kontrata për blerje të vaksinave “Pfizer” është klasifiku dokument sekret nga Qeveria e Kosovës.
Hajnitë janë munduar t’i fshehin pas sekreteve shtetërore.
Hajnat në burg!













