Disa pamje të rënda tregojnë tymin që është përhapur në qytetin e Vinnytsia, pasi aeroporti u bombardua nga forcat ruse.
Sulmi që përfshinte tetë raketa, ka lënë plotësisht të shkatërruar aeroportin e këtij qyteti.
Kjo është konfirmuar edhe nga presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Aeroporti civil në qytetin e Vinnytsia ndodhet rreth 250 km në jug-perëndim të Kievit dhe është shkatërruar plotësisht.
Deri më tani, shumica e luftimeve në Ukrainë janë zhvilluar në veri dhe lindje të Kievit, si dhe në rajonet jugore të Ukrainës.













