Ky raportim erdhi sipas burimeve të Veriu.info brenda Prokurorisë Themelore.
Raportimin e Veriu.info sot e konfirmon edhe Policia e Kosovës në raportin e saj 24 orësh.
Raporti i plotë policor:
VJEDHJE E IDENTITETIT DHE PAJISJE E QASJES
Mitrovicë, 02.08.2023 – 12:00. Janë shoqëruar katër (4) të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që kanë deklaruar rrejshëm dhe kanë tentuar të pajisin me letërnjoftim të R. Kosovës njërin nga të dyshuarit. Me vendim të prokurorit tre të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri është liruar në procedurë të rregullt.













