Sot rreth orës 08:30, është raportuar se në rrugën Ferizaj-Prishtinë një automjet është përfshirë nga zjarri.
Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmet, ka konfirmuar lajmin për Gazeta Blic se një automjet është përfshirë nga zjarri, në rrugën Ferizaj-Prishtinë, policia menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nuk raportohet për persona të lënduar.
Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.












