Gjykata Kushtetuese njoftoj që ligji Nr. 08/L-197 për zyrtarët publik është në kundërshtim me rendin kushtetues të vendit dhe për këtë ka reaguar edhe deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku duke cituar kryeministrin Kurtin në vitin 2015, raporton GazetaBlic.
“Njeriu që shkel kushtetutën është super kriminel, në vitin 2015 kështu deklaronte Albini i verzionit 2015”, shkruan Lushtaku.
Lushtaku shtoi se, tentimi i pushtetit për t’i shantazhuar e politizuar ata që punojnë në sektorin publik nuk kaloj.
Shkrimi i plotë:
Njeriu që shkel kushtetutën është super kriminel, në vitin 2015 kështu deklaronte Albini i verzionit 2015.
Tentimi i pushtetit për t’i shantazhuar e politizuar ata që punojnë në sektorin publik nuk kaloj.
Gjykata Kushtetuese njoftoj që ligji Nr. 08/L-197 për zyrtarët publik është në kundërshtim me rendin kushtetues të vendit.













