Gazetari Vehbi Kajtazi ka ironizuar me largimit e Policisë së Kosovës nga komunat në veri si veprim në shërbim të deeskalimit të situatës në atë pjesë të vendit.
Duke komentuar zvogëlimin e numrit të policisë atje, ai ka shkruar se sot Kosova do ta shtrijë sovranitetit në veri edhe për 25 për qind.
“Sot po e shtrijme edhe 25 per qind me shume sovranitetin ne veri”, ka shkruar Kajtazi.
Marrëveshja e Bratisllavës, e arritur mes Qeverisë Kurti dhe BE-së, tashmë ngadal, por duket se sigurt, po zbatohet. Pas largimit kohë më parë të 25 për qind të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në dhe rreth objekteve komunale në katër komunat e veriut, nga sot do të fillojë edhe tërheqja edhe për 25 për qind të policëve në veri. Pra tash e tutje, do të ketë 50 për qind më pak policë në dhe rreth objekteve të katër komunave të veriut.
Një gjë e tillë u bë publike dje nga Policia e Kosovës dhe u konfirmua nga Besnik Bislimit, zëvendëskryeministër i Kosovës, që e nënshkroi marrëveshjen e Bratisllavës. Sigurisht, hapat tutje drejt shtensionimit, i ka mirëpritur Bashkimi Evropian.












