Një shtetase zvicerane ka rënë peng e grabitjes dje në Gjilan.
Në raportin 24-orësh, Policia informon se dy persona të panjohur i kanë marrë me dhunë çantën e krahut një gruaje, duke i shkaktuar edhe lëndime trupore.
Pas inicimit të rastit, viktima ka pranuar tretman mjekësor.
Në deklaratën e saj, paditësja ka theksuar se në çantë ka pasur para të gatshme dhe gjësende personale.
Me urdhër të prokurorit është nisur procedurë e rregullt hetimore lidhur me rastin.
Raporti i plotë i Policisë:
GRABITJE
Gjilan 03.08.2023 – 23:00. Ankuesja femër shtetase e zvicrës ka informuar se dy persona të pa njohur me forcë i kanë grabitur çantën e krahut. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Viktima në çantë kishte para të gatshme dhe gjësende personale të saj. Rasti ne procedure te rregullt hetimore.












