Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka reaguar sot pas dënimit me burgim të përjetshëm për Dardën Krivaçën, për vrasjen e 28-vjeçares Marigona Osmani.
Presidentja Osmani në një postim të sajin publik ka shkruar se autorët e femicidit meritojnë dënim maksimal.
“Autorët e femicidit meritojnë dënim kapital. Ashtu siç u dënua sot vrasësi e torturuesi i Marigona Osmanit.
Le të jetë ky një mesazh për të gjithë ata që zgjedhin dhunën ndaj grave si mjet.
Dhuna nuk do të tolerohet! Femicidi do të ndalet!”, shkruan ajo.













