Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Berat Rukiqi, është shprehur pësimist për rritjen ekonomike gjatë këtij vitit.
Ai ka bërë me dije se vitit 2023 do të jetë ndër vitet me rritjen më të ulët ekonomike të pas luftës.
“Nga bisedat që ne i kemi pasur me sektor të ndryshëm kemi vërejtur që ka një pakënaqësi të madhe me zhvillimet këtë vit unë mendoj që do të jetë një ndër vitet me rritjen më të ulët ekonomike të pas luftës. Nga ajo që shohim, vetëm një indikator ta përmendi në normat të interesit të bankave për depozita janë më të larta që kanë qenë ndonjë herë në historinë e vendit. Çka tregon kjo tregon që ka mungesë të likuiditetit, pra ka mungesë të depozitave në banka, pra ekonomia nuk po prodhon mjaftueshëm para që të ketë edhe likuiditet, i cili nuk do të ishte pastaj një çështje”, ka thënë Rukiqi për EO.
Ai ka bërë me dije se këto duhet të trajtohen urgjentisht.
“Nga vjen mungesa e likuiditetit, vjen nga mungesa e investimeve kapitale, vjen nga qarkullimi më i ulët i bizneseve për shkak se në nuk i kemi edhe ndonjë siguri edhe prej investimeve private. Gjitha shenjat na tregojnë se këtë vit do të kemi ulje të eksporteve, unë mendoj që qeveria duhet me adresuar me urgjencë perëndeshe futemi në një fazë shumë të vështirë ekonomike e cila pastaj lenë pasoja në gjenerata”, është shprehur ai.













