
Katër të dyshuar kanë sulmuar me thikë disa zyrtarë policorë në Ferizaj, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Në raportin 24-orësh bëhet e ditur se njësiti policor gjatë asistimit të inspektorëve të Komunës në lidhje me rrënimin e një objekti, është sulmar fizikisht me mjet të mprehtë nga të dyshuarit e lartpërmendur.
Si pasojë e lëndimeve trupore zyrtarët policorë kanë pranuar tretman mjekësor.
Në konsultim me prokurorin pas intervistimit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa njeri prej tyre është liruar.
Me urdhër të prokurorit lidhur me rastin kanë nisur hetimet në procedurë të rregullt.
Raporti i plotë i Policisë:
SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR
Fsh. Kosin, Ferizaj 04.08.2023-14:07. Raportohet se njësiti policor gjatë asistimit të Inspektorëve të Komunës në lidhje me rrënimin e një objektit, janë sulmuar fizikisht dhe me një mjetë të prehtë (thikë) nga katër të dyshuar meshkuj kosovarë, duke u shkaktuar lëndime trupore zyrtarëve policor, të cilëve u është ofruar tretman mjekësor. Të dyshuarit janë arrestuar. Në konsultim me prokurorin pas intervistimit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa njeri prej tyre është liruar. Rasti është duke u hetuar .












