Rusia ka prezantuar tre kushtet që ka ndaj Ukrainës për të përfunduar luftën, derisa kanë vazhduar përballjet për ditën e 11 me radhë.
Bashkëthemeluesi i ‘’Bellingcat’’, Christo Grozev, përmes një postimi në Twitter tregoi tre kushtet që ishin prezantuar nga Rusia.
Ai tha se bëhej fjalë për tre kushte, por që janë refuzuar kategorikisht nga përfaqësuesit e Ukrainës në dialog.
‘’Rusia tha se do i ndal operacionet ushtarake ‘’në çdo moment’’ nëse Kiev plotëson këto kushte nga Rusia:
-Ukraina duhet të njohë Krimenë si pjesë të Rusisë si edhe të njohë Luhanskun dhe Donjeckun si republika të pavarura
– ndryshimi i Kushtetutës së Ukrainës dhe
-mos anëtarësimi në NATO as BE”, thuhet në postimin e Grozev.
Ai tutje tha se ”Zelensky në mënyrë të prerë refuzoi tre kushtet.”
Kujtojmë se sot ka vazhduar raundi i tretë i bisedimeve mes Rusisë dhe Ukrainës, pas dy raundeve të cilat përfunduan pa zgjidhje konkrete, dhe forcat ruse nuk ndaluan synimin për pushtimin e Ukrainës.













