Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, po pretendon se taktika e kryeministrit Albin Kurti, që të merret me çështjet e veriut, janë shpërqendrim të vëmendjes nga “dështimet, hajnitë dhe korrupsioni” i pushtetit aktual.
Për më tepër, Abazi duke shkruar në Facebook thotë se Kurti merret me veriun për ta fshehur koordinimin me kriminelin, Millan Radojiqiq dhe zyrtarët e Listës Serbe, Sllavko Simiq dhe Goran Rakiq.
Ai po ashtu ka “zbuluar” edhe një lidhje të biznesmenit Ridvan Muharremi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Muharremi, pronar i restorantit “Buk’ e Zemër” në Prishtinë, është raportuar si i implikuar në aferën e Rezervës Shtetërore. E sipas Abazit, Kurti jeton pa qira në shtëpinë e Muharremit, transmeton Paparaci.
Ai tha se “qiraja paguhet duke marrë tenderë” e duke e bërë faktor Muharremin nëpër takim me diplomatë të huaj nëpër shtëpi private.
“Kuvendi i Kosovës me urdhër të Kurtit ka shkuar në pushim të dhunshëm një muaj para afatit. Kjo eshtë bërë për të mos diskutuar për pazaret e Kurtit me Radojçicin. Ngulfatje e demokracisë parlamentare! Pas skandalit të madh me Ridvan Muharremin, si duket pronarin e shtëpisë ku jeton me ose pa qira Albin Kurti, pa qira sigurisht sepse qiraja paguhet duke marrë tendera e duke u bërë faktorë në takimet me Lajçakun e ambasadorë në shtëpi private”, shkroi ai.
Pak më parë, ai tha se “Kosova nuk është pronë private e as nuk është leckë e pazareve të pauzave të Kusarit, Kurtit e Mihajlit me Radojçiçin”.
“Puritanizmi i falsifikuar po shembet, qeni topall ka ngodhur në trotuar rrugës për te Albi- Market… Frytet e revolucionit të madh janë në dorën e hipokritëve që edhe jetën e njerëzve e dhimbjen e nënave e shohin si mundësi për vota”.
“Tani besoj po u bien ndërmend konferencat për media që mbaja në hollin e parlamentit dhe pse mundoheshin t‘i pengonin, thërrisnin media e gazetarë për të sabotuar, Kusari i thonte Adriatik Kelmendit që mediet nuk janë të interesuara të ndëgjojnë, përgatitshin komunikata të rrejshme dhe shpërndanin akuza të rrejshme për mizogjeni, aq sa me urdhër të Kurtit e Dejona Mihailit edhe faqja zyrtare e parlamentit të Kosovës dhe Konjufca me Sekretarin e Kuvendit, janë vënë në lojë”, shkroi ai.
“Po, Kurti frikësohej që e vërteta për pauzat e koordinimit me Radojcicin dhe Simicin e Rakicin do të dalin në pah, doli edhe më shumë se aq, më keq se Thaçi që banonte në shtëpinë e miqëve dhe i shpërblente me poste e tenderë. Gjithçka për pushtet, gjithëçfarë rrene, skena të rrjeshme me lule mbi varre, poshtërim veteranësh e aktivistësh, vetëm për pushtet”, shtoi ai.
“Taktikë me u marrë me veriun me shpërqëndru vëmendje nga dështimet, hajnitë e korrupcioni. Koordinim me Radojcicin e mospranim i Kryeminstrit të Shqipërisë, biseda me Simicin e dosje për deputetët e Kuvendit… një opozitë kaq e lodhët nuk e gjenë rrugën për të treguar që kjo qeveri është kopje e keqe e qeverive të kaluara. A po Baca Gani Krasniqi?
Kurti nuk është ndryshimi, ky është vazhdimi i së keqës i rrethuar me shumë njerëz mendjeprishur”.












