Ministri Armend Mehaj raportohet të ketë dhënë dorëheqje dhe i njëjti do të zëvendësohet nga ish-koloneli i FSK-së, Ejup Maqedonci. Por, një raportim edhe më shqetësues është bërë së fundi.
Burime të RTV21 kanë thënë se Mehaj kishte kërkuar nga organizatat ndërkombëtare një “letër rekomandimi për t’u angazhuar në misionet ndërkombëtare ushtarake në ndonjë vende tjetër në botë.”
Sipas po të njëjtave burime, kërkesa e Mehajt për largim nga pozita e ministrit vjen edhe shkaku i pakënaqësive të tij me politikat e kryeministrit Kurti, “në veçanti prej përshkallëzimit të marrëdhënieve me bashkësinë ndërkombëtare.”
Nacionale ka raportuar se Mehaj i kishte përmendur Kurtit arsyet familjare për dorëheqje. Së fundi për këtë çështje foli edhe ai duke i thënë këto fjalë:
“Po, kam dhënë dorëheqje. Arsye familjare,” – tha shkurtimisht ai.
Kujtojmë se Mehaj kishte qenë ministër i Mbrojtjes prej ditës së parë të Qeverisë Kurti II













