Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kica Xhelili, Kurtit: Kur flet për Vetingun, trego si e hodhe në baltë

09/08/2023 - 12:52
në Kryesore, Lajme
A A
Kica Xhelili, Kurtit: Kur flet për Vetingun, trego si e hodhe në baltë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e sotme të qeverisë ka adresuar kritika ndaj sistemit të drejtësisë në vend.

Pas këtyre kritikave ka reaguar deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, e cila ka thënë se Kurti për hir të viktimave e të lënduarve nga sistemi i drejtësisë, duhet të tregoj se si e ka hedhur vetingun në baltë.

Sipas deputetes së LDK-së kjo qeveri nuk e ka të qartë as si funksion drejtësia, as nuk ka për qëllim reformimin demokratik të saj.

Në një shkrim të gjatë në llogarinë e saj në Facebook, Kica-Xhelili ka përmendur disa arsye lidhur me qasjen e qeverisë për këtë çështje.

Postimi i saj i plotë:

Kyeministër Kurti – për hir të viktimave e të lënduarve nga sistemi i drejtësisë keqas, para jush fshehtas e me ju haptas, kur flisni për VETINGUN, tregoni si JU e hodhët në baltë.

Deklarimi i sotëm i kryeministrit Kurti lidhur me sistemin e drejtësisë dhe Vetingun e konfirmon atë që po e them tashmë një kohë të gjatë.

Kjo Qeveri nuk e ka të qartë as si funksionon drejtësia, as nuk e ka për qëllim reformimin demokratik të saj.

Këtë po e them veçanërisht për dy arsye:

Arsya e parë: Procesi i Vetingut ka qenë nismë e kahmotshme politike që nuk u jetësua kurrë, e që thënë të vërtetën, as nuk u pat inicuar nga VV por Ldk, e u kapitalizua më pas si nismë e VV-së. Sot ka pak rëndësi kush e inicoi. Rëndësi ka kush e dështoi si ide fillestare, dhe përgjegjësia këtu bie mbi Qeverinë e sotme.

Vetingu ka qenë (dhe vazhdon të jetë për aq sa ka kapacitet) një ndër prioritetet e mia profesionale politike. Përgjatë vitit të parë si deputete, kam insistuar me gjithë qenien (dhe për këtë kam dëshmi), që Vetingu të inicohej si reformë e parë, t’i ipej prioritet, e vetëm pas konfirmimit që i kemi forcuar themelet e fuqishme Vetingut, të vazhdohej me nismat tjera. Shkurt e shqip, ta vendosnim gurin para rërës.

Nuk u pajtuan me mua. Nuk konsideruan që Vetingu të jetë prioritet mbi prioritetet.

Çka bënë në vend të kësaj? Vendosën që t’i nisin tre reforma paralele: Ristrukturimin e Këshillit Prokurorial – të parin; Vetingun e Byronë më pas, gati në të njëjtën kohë. Që të trija, gati si kallëp, ja dërguan Komisionit të Venecias për shqyrtim.

Tash – kushdo që e kupton si funksionon drejtësia, dhe me këtë Komisioni i Venecias, e kupton që interpretimi i ligjeve dhe nismave nuk bëhet strikt literalisht si krahasim i përputshmërisë me Konventat dhe praktikën ndërkombëtare, por e përmban edhe segmentin e analizës së proporcionalitetit: që i bie, merr parasysh edhe kontekstin shoqëror të vendit që e inicon nismën, qëllimin mbi mjetet.

Si rezultat, kur këto tre nisma gati paralelisht, i shkuan Venecias për konfirmim, dhe e para KPK-ja, Venecia në analizën e saj proporcionale nuk e aprovoi asnjërën nismë si tërësi. E nisma që u “amputua” më së shumti, ishte Vetingu.

Kush do, mund të gjej pretekst se kjo është supozim e jo fakt, por kush do të jetë objektiv dhe e kupton si funksionojnë këto gjëra, e kupton që si probabilitet, gjasat e këtij konstatimi janë maksimale.

Për ta përmbledhur, duke mos e prioritizuar Vetingun për rëndësinë që kishte, e rrezikuan deri në dështim. Dhe pse është dështim, e sqaroj te arsya e dytë.

Arsya e dytë: Me “amputimin” që iu bë Vetingut, sot është vështirë që ky proces të quhet më i tillë, sepse mashtron qytetarët në idenë që kur flasim sot për Veting, flasim për Vetingun e fjalëve të fushatës 2021. E vërteta është dhimbshëm tjetër. Vetingu sot nuk është as 5% i idesë fillestare. Vetingu për të cilin flasin sot nuk është gjithpërfshirës por do t’i përfshijë vetëm këshillat (rreth 30 veta), dhe nuk e analizon aspak performancën. PERFORMANCA RA!

Këtu e kam sidomos problemin me deklarimin e kryeministrit Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë.

Ai fliste për lëndët që kthehen në rigjykim, recedivizmin, e si zgjidhje e përmendi Vetingun (e këshillave).

Si, kryeministër? Si saktësisht, analizoma të lutem, vetimi i limituar te anëtarët e këshillave, do të ndikoj që lëndët të mos kthehen më njësoj në rigjykim? Si? Si do të guxojnë sipas jush, më pas, anëtarët e këshillave të ndërhyjnë në kapacitetin diskrecional të gjyqtarëve të apelit në vendosjen rreth kthimit në rigjykim apo vendosjes vet për ato lëndë? Si, kur performancën tanimë e eliminuat, pikërisht të atyre gjyqtarëve e prokurorëve? Dhe më besoni, dhimbja më e madhe përtej qytetarëve vlen për ata gjyqtarë e prokurorë të denjë që ju i nëpërkëmbni e që janë paguesit kryesor të mosbesimit në drejtësi për faj të kolegëve të tyre.

Andaj, si, kryeministër?

Si do ta konfirmosh se disi filtrimi i anëtarëve të këshillave – pa ASNJË analizë të performancës sikurse e synonte Vetingu fillestar që NUK po bëhet shkaku juaj – disi do të ndikojë cilësinë dhe efikasitetin e lëndëve?

Unë jam në grup punues për Veting, dhe ne po merremi me MBETJE të procesit. Literalisht, MBETJE. Po mundohemi të nxjerrim diçka nga asgjëja e mbetur. Nga asgjëja që e sollët ju, sepse nuk ishte e tillë.

Andaj, të lutem, ma sqaro, a e ke idenë çka i keni bërë këtij procesi?

A e ke idenë që e keni djegur këtë kartë aq keq sa nuk di nëse do të ishte e mundur ta digjnit aq keq edhe po ta planifikonit?

Me çfarë të drejte sot përmend emra viktimash e emra kriminelësh kur PERSONALISHT dhe si GRUP, e dorëzuat Vetingun për hir të prioriteteve tjera që ju kishit? Që të kapnit vet KPK-në, e vet kryeprokurorin.

Vetingu për ju ishte i rëndësishëm vetëm në fushatë. Në pushtet, Vetingun ia dorëzuar lakmisë për të kapur drejtësinë haptas. Nuk dalloni asgjë nga individë në të kaluarën që pushteti ia verbëroi idealin për drejtësi. Absolutisht asgjë! Por, keni përgjegjësi për shpresën që e falët dhe e nëpërkëmbët në brutalitet. Keni përgjegjësi për lëndimin sistematik e të përditshëm të demokracisë tonë. Kaq bëtë ju!

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë