Presidentja Vjosa Osmani, pas vendimit të Kuvendit të Kosovës, ka dekretuar guvernatorin e ri të Bankës Qendrore, Ahmet Ismaili.
Ismaili u votua në Kuvend me 13 korrik 2023. Ai ka qenë në krye të Thesarit të Shtetit, në kohen kur – para më pak se tre vitesh – kishte ndodhur vjedhja e madhe e 2 milionë Eurove, nga një ish-zyrtar i saj, Labinot Gruda – i dënuar tashmë me 11 vite burgim për rastin.
Atë kohë, Lëvizja Vetëvendosje, që tashmë e “shpërbleu” Ismailin me postin e Guvernatorit të BQK’së, kërkonin përgjegjësi institucionale e politike për krimin, që i kishin vënë edhe prapashtesën “i organizuar”. Ndërkohë që vetë Ismaili e konsideronte rastin si “veprim krejtësisht individual”, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Ndryshe, sot, me rastin e Dekretimit të tij për shef të Bankës Qendror të Kosovës, Presidentja Osmani e ka uruar Ismailin për përzgjedhjen nga Kuvendi i Kosovës, duke i dëshiruar suksese në realizmin e detyrave dhe përgjegjësive, të cilat burojnë nga kjo pozitë e rëndësishme, thuhet në njoftim.
Sipas Presidentes Osmani, Kushtetuta, ligjet, integriteti dhe profesionalizmi duhet të jenë udhërrëfyes përgjatë punës në institucionet shtetërore.
Ndërkaq, njoftimi thotë se, Ismaili ka prezantuar vizionin e tij për BQK-në, si dhe nxitjen e rritjes së qëndrueshme të bazuar në përkushtimin ndaj shërbimit publik, efikas dhe transparent.













