Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Reciprociteti me Serbinë” thyhet rekordi në muajin shkurt, kaq euro mallra hynë në Kosovë nga Serbia

07/03/2022 - 20:37
në Ekonomi, Kryesore, Lajme
A A
“Reciprociteti me Serbinë” thyhet rekordi në muajin shkurt, kaq euro mallra hynë në Kosovë nga Serbia
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Mallrat e Serbisë vështirë se mund të largohen ndonjëherë nga Kosova. Prania e tyre vetëm është rikthyer përsëri në këtë vit, duke u bërë sërish partneri kryesor i Kosovës nga vendet e rajonit (CEFTA-s), pas rënies së fortë në 2019-n.

Si asnjëherë tjetër, në muajin shkurt të këtij viti, tregu në Kosovë është ‘bombarduar’ më mallra të Serbisë.

Fiks 21 milionë e 466 mijë euro ka qenë vlera e mallrat të Serbisë që kanë hyrë në Kosovë në muajin e kaluar.

Të dhënat e Doganës së Kosovës tregojnë se në shkurt të vitit të kaluar vlera e mallrave serbe ishte 18.4 milionë euro. Në vitin 2020, vlera e tyre në të njëjtin muaj ishte 400 mijë euro, ndërsa 500 mijë euro ishte në 2019’tën.

Në dy muajit e parë të këtij, viti Serbia ka future mallra në Kosovë në vlerë prej 35 milionë e 100 mijë euro, ndërsa importi më Shqipërinë ka qenë 28 milionë e 510 mijë euro. Me Maqedoninë 21 milionë e 770 mijë euro.

Ndonëse, importi me Serbinë për dy muaj ka qenë më i lartë për rreth 7 milionë euro se me Shqipërinë, buxheti i Kosovës është mbushur më shumë nga taksat e TVSH-së së importit më Shqipërinë. Kjo për faktin se me Serbinë importohet një numër i madh i produkteve të lëndës së parë, e cila është e liruar nga TVSH-ja.

Pas një rënie të fortë në vitin 2019, kur Kosova zbatoi reciprocitetin me Serbinë që solli pothuajse bllokimin e importeve, në periudhën janar-qershor 2021, fqinji verior gjeti përsëri teren edhe nën qeverinë e Albin Kurtit, dhe kaloi sërish në vend të parë nga rajoni i CEFTA-s, që përfshin Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Bosnjë-Hercegovinën.

Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, importi më Serbinë nga 1 Janari deri më 31 dhjetor 2021 ka qenë 243 milionë e 466 mijë euro. Shqipëria ka qenë pak më poshtë më shifra, në vlerë prej 238 milionë e 600 mijë euro. Blerjet e mallrave nga Maqedonia e Veriut 176 milionë e 448 mijë euro.

Edhe në vitet tjera, Serbia e pushtoi ngjashëm tregun kosovar me mallrat e saj. Ajo eksportoi 285 milionë e 300 mijë euro në vitin 2014, 368 milionë e 200 mijë në vitin 2015, 382 milionë e 100 mijë në vitin 2016 dhe 387 milionë e 600 mijë në atë 2017.

“Kulmi” u arrit në vitin 2018. Serbia dërgoi e Kosova mori nga atje produkte në vlerë të hiç më pak se 449 milionë e 900 mijë euro – më së shumti prej 2008-s.

Pushtimit ekonomik që Serbia po i bënte tregut të Kosovës për një dekadë (2008 – 2018), hovin ia ndali taksa prej 10% së pari, e pastaj 100% që Qeveria e Kosovës, atëherë e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, i vendosi produkteve me origjinë serbe dhe atyre boshnjake në fundnëntorin e 2018-s. Shuma totale e dërgesave të saj nga 449 milionë e 900 mijë euro sa ishte në vitin 2018, ra në vetëm 5 milionë e 578 mijë euro në atë 2019.

Taksa zgjati gati një vit e gjysmë deri më 31 mars të 2020-s. Atë, në këtë datë, e hoqi dhe e zëvendësoi me reciprocitet kryeministri i ri që erdhi në pushtet, Albin Kurti. Kjo i paraqiti shumë telashe gjatë mandatit të tij të parë. Në njërën anë, reciprociteti s’po pranohej assesi nga Serbia, e cila e kushtëzoi rinisjen e dialogut me Kosovën, me heqjen e kësaj mase.

Presioni diplomatik i huaj e bëri të vetën. LDK-ja, që ishte në koalicion me VV-në, e prishi ujdinë dhe krijoi një Qeveri të re me AAK-në dhe NISMA-n.

Ndër veprimet e para që mori kryeqeveritari i ri, atë kohë, Avdullah Hoti, ishte heqja e reciprocitetit me Serbinë në qershor të 2020-s. Fqinji verior, dërgoi përgjatë vitit 2020 produkte në vlerë prej 190,980,000 euro.

JU REKOMANDOJMË

Kryetari i “Dardanëve” kërkon hetime nga Prokuroria: Biletat në tregun e zi po iu shiten kundërshtarëve

Kryetari i “Dardanëve” kërkon hetime nga Prokuroria: Biletat në tregun e zi po iu shiten kundërshtarëve
28/03/2026 - 13:00

Kryetari i tifo-grupit “Dardanët”, Lulzim Berisha ka kërkuar aktivizimin e Prokurorisë dhe Policisë lidhur me shitjen e biletave për ndeshjen ndaj Turqisë në tregun e zi.Berisha ka bërë...

Më shumëDetails

Rukiqi: LDK s’ka kundërshti për Vjosa Osmanin – Nuk kemi arsye ta refuzojmë nëse vjen si emër i marrëveshjes politike

Rukiqi: Tenderët njëburimor qeveria i ka markë tregtare, Kurti vazhdon ta injorojë këtë korrupsion
28/03/2026 - 12:48

I ftuari i radhës në emisionin Blic Intervieë me Astrit Gashin, ishte Berat Rukiqi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, raporton GazetaBlic.Ai ka deklaruar se në takimet e fundit...

Më shumëDetails

OVL: Përgjegjësia për ekspozitën bie mbi autorët e këtij shtrembërimi, kërkojmë distancim zyrtar të menjëhershëm

OVL: Përgjegjësia për ekspozitën bie mbi autorët e këtij shtrembërimi, kërkojmë distancim zyrtar të menjëhershëm
28/03/2026 - 12:34

OVL e UÇK-së ka reaguar, ka dal me reagim lidhur me ekspozitën në shesh të Prishtinës, për Masakrat në Kosovë, ku mes tjerash thuhet se në masakrën e...

Më shumëDetails

Durmishi tregon se si e kishte përzënë nga zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje në vitin 2005 Shkëlzen Gashin

Durmishi tregon se si e kishte përzënë nga zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje në vitin 2005 Shkëlzen Gashin
28/03/2026 - 12:13

Ish-ministri i Transportit, Hysen Durmishi, ka dal me reagim lidhur me ekspozitën në shesh të Prishtinës, për Masakrat në Kosovë, ku mes tjerash thuhet se në masakrën e...

Më shumëDetails

Osmani: Izbica është kujtesë që nuk guxon të zbehet, thirrje që drejtësia të mos vonojë

Osmani: Izbica është kujtesë që nuk guxon të zbehet, thirrje që drejtësia të mos vonojë
28/03/2026 - 11:34

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar 27-vjetorin e Masakra e Izbicës, duke e cilësuar këtë ngjarje si një nga dëshmitë më të rënda të krimeve...

Më shumëDetails

Dardan Krasniqi shpërthen ndaj Shkëlzen Gashi dhe Rron Gjinovci: “Propagandë kundër UÇK-së me paratë e taksapaguesve”

Dardan Krasniqi shpërthen ndaj Shkëlzen Gashi dhe Rron Gjinovci: “Propagandë kundër UÇK-së me paratë e taksapaguesve”
28/03/2026 - 11:13

Ish-ushtari i UÇK-së dhe një nga aktivistët e parë të Vetëvendosjes, Dardan Krasniqi, ka reaguar ashpër ndaj Shkëlzen Gashit dhe Rron Gjinovcit, duke i akuzuar ata për, sipas...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dita 9: AUV fsheh procesverbalet “komprometuese” – A po e mbron zyrtari i AUV-it, Bledar Berisha, Mensur Bunjakun e “Melii FARM”?

    Dita 9: AUV fsheh procesverbalet “komprometuese” – A po e mbron zyrtari i AUV-it, Bledar Berisha, Mensur Bunjakun e “Melii FARM”?

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Vrasja e 19 vjeçarit në Vushtrri, Gjykata bën rikonstruktimin e vendit të ngjarjes (VIDEO)

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • LAJMI I FUNDIT: Mësohet dita e saktë kur ekzekutohet paga e 13-të

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Kushtrim Kokalla: Të dyja familjet Ademaj dhe Murseli e kanë ditur që Liridona e Naimi…

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • ‘Shpërthen’ shitja e biletave në ‘tregun e zi’, tifozët turq synojnë prani masive në stadiumin ‘Fadil Vokrri’

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë