Tashmë, ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe Ministri i ri i këtij dikasteri, Ejup Macedonci kanë pritur në takim kolonelin amerikan, Mosley.
Në takim është shprehur gatishmëria e Ministrit Macedonci për vazhdimin e bashkëpunimit në mes Kosovës dhe SHBA-Së në fushën e mbrojtjes.
Si jo rrallëherë, Mehaj ka potencuar rëndësinë e partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) gjersa ka theksuar ndihmën e tyre në forcimin e ushtrisë së Kosovës.
“Së bashku me Ministrin Maqedonci sot kemi pritur në takim atasheun Amerikan kolonel Mosley. Në një frymë pozitive të takimit, kolonel Mosley i uroj detyrën e re Ministrit Maqedonci duke shprehur gjithë gatishmërinë e tij për bashkëpunim të mëtutjeshëm si vazhdimësi e raporteve të shkëlqyera që kemi pasur deri më tani. Për ne partner strategjik dhe i përhershëm do të mbeten Shtetet e Bashkuara të Amerikës me mbështetjen e të cilëve kemi hedhur çdo hap drejt forcimit të ushtrisë dhe shtetit tone”, ka shkruar Mehaj.












