
Banorët e Mitrovicës Veriore kanë dalë sot në protestë para objektit të komunës për moskompensimin e dëmeve nga vërshimet, raporton Gazeta Online Veriuinfo.
Ata janë pritur në sallën e Kuvendit nga kryesuesi i kuvendit dhe nënkryetarja e komunës që vjen nga komuniteti serb.
Ata nuk i ka pritur kryetari i komunës, Erden Atiq.
Kujtojmë që banorët po kërkojnë kompensim për dëmet e shkaktuara nga vërshimet në fillim të këtij viti.












