Ismet Kryeziu nga KDI-ja thotë se vrasjet e shpeshtja janë tronditëse dhe po e bëjnë jetën e frikshme në Kosovë, raporton GazetaBlic.Kryeziu përmes një shkrimi në “Facebook” thotë se, Institucionet e shtetit duhet të japin përgjigje.
Shkrimi i plotë:Vrasjet e shpeshta janë tronditëse dhe po e bëjnë jetën të frikshme në Kosovë.
Institucionet e shtetit duhet të japin përgjigje, a janë të parandalueshme këto ngjarje dhe çfarë po bëhet për t’i parandaluar ato? Cilat janë arsyet dhe shkaqet që këto vrasje janë bërë më të shpeshta dhe kanë marrë tendenca shqetësuese dhe të frikshme për sigurinë e qytetarëve?












