Policia e Kosovës vazhdon të qëndrojë aty ku disa orë më parë u vra një person dhe tre të tjerë mbetën të plagosur.
Krimi dyshohet se ndodhi në një kafiteri në Runik të Skënderajt, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri mbet i vrarë N.L., 39-vjeçar. Ndërsa të plagosurit u dërguan për mjekim në QKUK dhe njërit prej tyre iu amputua këmba.
T7 sjellë pamje nga vendi i ngjarjes, aty ku pati të shtëna me armë zjarri.
Vendi është rrethuar me shiritin e policisë.
Policia tha se po punon për identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar.
“Hetuesit e Sektorit Rajonal , janë duke punuar intensivisht për identifikimin dhe arrestimin e kryesit/ve të veprës si dhe zbardhjen e kësaj vepre penale”, tha policia.
Me urdhër të prokurores trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.















