Kryetari i komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, bashkë me nënkryetarin Arian Tahiri, kanë vënë gurthemelin e Ballkonit Panoramik në fshatin Zasellë, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Lajmin e ka bërë të ditur nënkryetari Tahiri.
“Ballkoni Panoramik në fshatin Zasellë do t’u jap mundësi të gjithëve ta shijojnë nga lartë pamjen e bukur të Mitrovicës.
Ky Ballkon do të lidhet me shtegun e ecjes që do të krijohet përgjatë kësaj kodre, për t’u bashkuar në shtigjet e ecjes në dalje të qytetit.
Jemi bashkë për një Mitrovicë më të bukur!” – ka shkruar Tahiri.