Anulimi i vendimit të importit të mallrave serbe në Kosovë pritet të bëhet në këmbim të shfuqizimit të vendimit të BE-së për masat ndaj Kosovës.Kështu ka lënë të kuptohet në intervistën që ka patur për REL, ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenadd Rashiq.
“Është një nga hapat e parë që do të ndjekim. Se a do të përfshihet së bashku në paketë [heqja e ndalimit të importit të mallrave nga Serbia dhe masat e BE-së ndaj Kosovës], nuk mund t’ju them tani, por është sigurisht gjëja e parë që do të jetë në agjendën tonë” ka deklaruar Rashiq, raporton Gazeta Blic.Në lidhje me këtë çështje ka folur për “Gazeta Blic”, deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaqi.
Thaqi duke mos e komentuar deklaratën e Rashiq, tha se gradualisht po bëhet zëvendësimi i mallrave serbe në shportën e qytetarit të Kosovës.Ai thotë se vendimi për ndalimin e mallrave serbe është një vendim i qëlluar që qeveritë e kaluara nuk kanë patur guximin ta marrin.
“Vendimi për ndalimin e mallrave Serbe është një vendim i qëlluar që qeverit e kaluara nuk e kan pasur as guximin e as kurajon ta bëjnë një gjë të tillë.Gradualisht po bëhet zëvendësimi i këtyre mallrave në shporten e qytetarit por edhe vetëdisimi nga ana e qytetarve për çdo ditë e më shumë po rrit për të blerë produkte vendore gjë kjo shumë e mirë për ekonominë e vendit.Dhe unë jam i bindur, që në kohën e afërt duke u rritur ky vedisim i qytetarëve për produktet vendore, pamarrë parasysh a do të ketë apo jo produkte Serbe në tregun Kosovës ato nuk do të jenë pjes e shportës së konsumatorit Kosovarë” tha Thaqi.













