Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rashiq: Qeveria është stabile, Kurti mbron interesat e Kosovës

11/08/2023 - 20:35
në Lajme
A A
Rashiq: Qeveria është stabile, Kurti mbron interesat e Kosovës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministri për Komunitete dhe Kthim Nenad Rashiq, tha se kryeministri i Kosovës Albin Kurti ua dëshiron të mirën serbëve në afat të gjatë, ndërsa peticioni për shkarkimin e kryetarëve të komunave në veri është ligjërisht i vetmi propozim korrekt, por më së miri për qytetarët është që kryetarët të japin dorëheqje.Rashiq tha se RTK2 se zgjedhjet e reja hapin mundësi për opsione të reja politike në veri të Kosovës.

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, vlerëson se Qeveria është stabile dhe se i kupton lëvizjet e kryeministrit Albin Kurti sa i përket çështjes së Veriut dhe marrëdhënieve me Perëndimin, sepse mbron interesat e Kosovës.“Unë e di që kryeministri po përpiqet të bëjë gjëra të mira dhe sinqerisht besoj se ai ua mendon të mirën serbëve me strategji afatgjate”, shtoi Rashiq.

Kurti është dikush që i përmbahet shkronjës së ligjit dhe propozimi i një peticioni nga qytetarët në veri, me të cilin do të kërkohej dorëheqja e kryetarëve, është i vetmi i saktë, sipas Rashiqit.

“Nëse po kërkoni një mënyrë për të hapur hapësirën për zgjedhje të reja sipas ligjit aktual, kjo është mënyra e vetme në këtë rast”, tha Rashiq.

Megjithatë, ai pretendon se dorëheqjet do të kishin një efekt proaktiv për qytetarët.“Dorëheqjet do të ishin zgjidhja më e mirë e mundshme sepse do të jepnin dinamikë nga pikëpamja e vlerave demokratike dhe forcimit të pluralizmit”, tha ai.

Rashiq thekson se kjo është një mundësi që partitë tjera politike përveç Listës Serbe të përpiqen të fitojnë pushtetin dhe të bëjnë diçka për komunitetin.“Kjo mund të jetë një mënyrë për të krijuar një iniciativë të re që do të përfshihej në proceset normale ligjore dhe do të merrte pjesë në zgjedhje të këtij lloji,” theksoi Rashiq.

Ministri Nenad Rashiq thotë se nuk do të habitej nëse Lista Serbe sërish bojkotonte zgjedhjet në veri të Kosovës dhe nëse nuk do të kishte presion, pret kandidatë të rinj dhe një numër të konsiderueshëm të qytetarëve që do ta ushtrojnë të drejtën e votës. Është e natyrshme që serbët të jenë kryetarë komunash në një mjedis me shumicë serbe dhe shpresoj se në krye të komunës do të vijnë persona që do t’i kenë prioritet problemet e qytetarëve, përfundoi Rashiq.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë