Jemi në ditën e 12 të muajit gusht, por minatorët e minierës së Trepçës ende nuk kanë marrë pagat e muajit korrik, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Menaxhmenti i kësaj ndërmarrje në krye me kryeshefin Enis Abdurrahmani dhe Bordi i ndërmarrjes kanë dështuar të ekzekutojnë pagat për punëtorët që vazhdojnë të punojnë në kushte të rënda.
Miniera e Trepçës vazhdon të përballet me telashe në menaxhim e probleme financiare sidomos pas ardhjes në krye të saj të kryeshefit Abdurrahmani.
Pasi nuk kanë marrë pagat, minatorët kanë vendosur ta bojkotojnë punën në shenjë revolte ndaj menaxhmentit.
Kjo situatë ka nxitur reagimin e kryeshefit të ndërmarrjes, Enis Abdurrahmani, i cili i ka quajtur punëtorët të papërgjegjshëm dhe se po i shkaktojnë ndërmarrjes humbje ditore 40 mijë euro.
Ndaj deklartës së kryeshefit ka reaguar Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës, e cila i ka dërguar reagim publik për Kuvendin e Kosovës duke thënë se menaxhmenti po shantazhon dhe po u bën presion punëtorëve të ndërmarrjes për shprehjen e pakënaqësisë.
Sipas këtij reagimi të Sindikatës, minatorët po përballen me mungesën e kushteve elementare për punë.
Sipas tyre punëtorëve u mungojnë kapelat e përshtatshme për punë, rrobat adekuate, dorezat, ndriçimi në punishte, veglat e punës, makineritë moderne e shumë gjëra tjera.
“Tani lind pyetja më logjike: si mundet të prodhohet dhe sa mund të prodhohet në këto kushte të mjerueshme që ka mbetë ndërmarrja? Dhe se menaxhimi i saj a bëhet nga menaxhmenti apo puntorët? Në vend se të bëjë përpjejke për të gjetur zgjidhje për pagesen e pagave të puntorëve të ndërmarrjes, përpilimin e një strategjie të mirfëillt për prodhim dhe përmirësimin e kushtëve të punës, menaxhmenti në një postim të datës 10.08.2023 të bërë në rrjetin social “Facebook”, gjenë kohën të shantazhoj, bëjë presion dhe kërcnojë puntorët grevist, të cilët si shenjë revolte për mospagesën e pagave, se të njeteve nuk do tiu paguen meditjet për ditët e grevës! Po ashtu, meqenëse menaxhmenti ka zgjedhur që menaxhimin e ndërmarrjes ta bëj përmes postimeve në “FACEBOOK”, deklarohen se është në përfundim rregullorja për paga, e cila parasheh kompenzimin e puntorëve në përpjestim me realizimin e planit të produktivitetit, prodhimit dhe të hyrave. Para se të mendohet përpilimi i kësaj rregullorje propozojmë që fillimisht të përmirsohen kushtet më elementare në vendin e punës (siguria në punë dhe pagesa e djersës së ballit për minatorët). Kjo formë e presionit dhe kërcënimit ndaj puntorëve është e papranueshme dhe do të kundërshtohet në të gjitha mjetet dhe format ligjore. Nuk mund të arsyetohen dështimet duke e hedhur fajin dikund tjetër.” – thuhet në reagimin e sindikatës.
Reagimi i plotë: