Në një reportazh të televizionit serb Pink, i cili u transmetua drejtpërdrejt nga kazerma “Vasa Çarapiç” në Banjica të Beogradit, pas shpinës së reporterit u zhvillua një demonstrim i njësive speciale, i cili shumëkujt i kujtoi serialin “Toplista e surrealistëve”.
Bëhet fjalë për bazën e repartit të policisë ushtarake për qëllime speciale, e cila njihet me emrin “Cobra”.
Programi është transmetuar me rastin e konkursit të shpallur nga Ministria e Mbrojtjes dhe Ushtria Serbe, i cili do të zgjasë deri më 30 shtator të këtij viti.
Teksa reporteri i TV Pink po raportonte nga kazerma, pas shpine po zhvillohej një demonstrim i njësive speciale “Cobra”.
Videoja u bë hit në rrjetet sociale dhe shumë e krahasuan këtë demonstrim me “Hercules” nga seriali legjendar “Top List of Surrealists”.
Superćelijska šutka pic.twitter.com/sKIlLUeTTu
— Izvesni Loneti (@luKlomban) August 12, 2023











