Deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu, përmes llogarisë së tij në Facebook, ka thënë se Qeveria dhe LVV po vjellin vrerë ndaj veteranëve të UÇK-së, duke i etiketuar si mercenar.
“Qeveria Kurti dhe LVV-ja, vjellin vrerë ndaj veteranëve të UÇK-së duke i epërbuzur, duke i etiketuar “mercenar”, e duke i përjashtuar nga paga minimale, ndësa veteranët e ushtrisë serbe i emëron në pozita udhëheqëse shtetërore”.
Haxhiu tutje është shprehur se Qeveria po i emëron në pozita udhëheqëse veteranë e ushtrisë serbe, derisa ka përmendur edhe emërimin e Radomiroviqit.
“Radomiroviqi ka deklaruar se ka qenë pjesëtar i ushtrisë serbe gjatë luftës në Kosovë, ndërsa Arbër Rexha, deputet i VV-së, thotë- jo s’ka qenë”.











