Para disa ditësh Kryeministri i vendit, Albin Kurti vizitoi Tetovën ku u prit nga një numër i konsiderueshëm i qytetarëve, shkruan Mitropol.
E për pritjen e cila iu bë Kurtit nga tetovarët, falenderues u shpreh ish-kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri.
“Faleminderit Tetovës trime, për pritjen madhështore që i bënë kryeministrit historik të shqiptarëve, z. Albin Kurti”, tha Bahtiri.
Tutje ai përmendi edhe bustin e Isë Boletinit i cili u vendos në Tetovë përgjatë vizitës së tij si kryetar i Komunës së Mitrovicës, si dhe emërtimin e një rruge “Adem Demaçi” në Tetovë së fundmi.
Postimi i plotë:
“LISI SE PYET ASKËND SE SA GJËRË E THELLË I SHTRINË RRËNJET NË TROJET E VETA.” ✍🏻
Faleminderit Tetovës trime, për pritjen madhështore që i bënë kryeministrit historik të shqiptarëve, z. Albin Kurti.
Në vitin 2016, në cilësinë e kryetarit të komunës së Mitrovicës, bashkë me kryetarin e Sarajit, Bekim Murati, e vendosëm bustin e Isë Boletinit, në Shkup. Tani në Maqedoninë e Veriut, ka zënë vend stoik edhe emri i të madhit Adem Demaçi.
Hap pas hapi drejt fitorëve të reja. Shqiptarët kur janë bashkë s’ka fuqi e as arsye që i ndalë! 🇦🇱🇽🇰
AB












