Kryeministri i Izraelit, Naftali Bennett foli të martën veçmas me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe presidentin rus Vladimir Putin.
Në një postim në Twitter, Zelensky tha se ai falënderoi Bennett “për përpjekjet ndërmjetësuese të Izraelit”, shkruan CNN.
“Diskutuam mënyrat për t’i dhënë fund luftës dhe dhunës”, shkroi tutje Zelensky.
Ndërkaq një deklaratë e Kremlinit tha se të dy udhëheqësit diskutuan aspekte të ndryshme të situatës.
“Vladimir Putin ndau vlerësimin e tij për raundin e tretë të bisedimeve midis delegacionit rus dhe përfaqësuesve nga Ukraina të mbajtur më 7 mars në Bjellorusi”, u tha në deklaratë.
Izraeli nuk ka dhënë asnjë deklaratë për thirrjet deri më tani.











