Egzon Jashari është emëruar drejtor në komunën e Mitrovicës së Veriut, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Ish drejtori i Arsimit në Mitrovicën e Jugut, i dënuar dy herë radhazi nga Inspektorati i Punës, do të udhëheq me administratën e Mitrovicës së Veriut, komunë e drejtuar nga Erden Atiq i Lēvizjes Vetëvendosje.
Edhepse i dënuar nga Inspektorati për manipulime me konkurse në Arsim, kjo nuk e ka penguar Erden Atiqin që ta emërojë drejtor në kabinetin e tij.
Lajmin e ka konfirmuar vet Jashari në një prononcim të shkurt për Gazetën Online Veriu.info.
“Po jam emëruar drejtor i Administratës në komunën e Mitrovicës së Veriut. Javën e kaluar e kam marrë aktvendimin.” – deklaroi Jashari.
Jashari ishte dënuar nga Inspektorati i Punës sa ishte drejtor i Arsimit në Mitrovicën e Jugut, njëherë me 600 euro e njëherë me 1200 euro për manipulime me konkurset për mësimdhënës.












