Policia e Kosovës në afërsi të një shtëpie të braktisur në fshatin Rudine – Zveçan kanë hasur në dy qese me municion të dyshur.
Në qesen e gjetur me municion janë gjetur një sasi prej mbi 1200 fishekësh.
Në vendngjarje kanë dalur edhe njësia e Hetimeve dhe Forenzikës nga DRP Mitrovicë Veri, e cila ka bërë ekzaminim e vendit të ngjarjes si dhe konfisikimin e municionit të dyshuar.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori kompetent me urdhër të të cilit rasti i kalohet njësive përkatëse policore nga DRP Mitrovicë Veri për procedurat e mëtejme hetimore.












