Analisti politik, Imer Mushkolaj, ka pyetur se ku janë që nuk po reagojnë deputetët e zyrtarët tjerë moralistë të VV-së, për arrestimin e shokut të tyre me drogë.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se për ta shoqërinë e familjen e prishin Dokufest e Anibar, e jo droga.
Postimi i tij i plotë:
Ku janë këta këta deputetët e zyrtarët tjerë moralistë të Vetëvendosjes që nuk po iu nihet zani për arrestimin e shokut të tyre me drogë? Këta që majnë ligjërata qysh festivalet si DokuFest e Anibar e po e prishkan familjen, shoqninë. E droga? A hipokrita?













