Një sasi e madhe droge është gjetur në fshatin Vajnik të Skenderajt, ku janë konfiskuar 59 kg e llojit mariuhuanë, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Kjo sasi droge është gjetur në shtëpinë e drenicasit, i lindur më 1995.
I njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Komunikata e plotë e Policisë së Kosovës:
Pas hetimeve paraprake dhe veprimeve të ndryshme policore, sot më 15.08.2023, rreth orës 16:20, hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik-Njësia e Mitrovicë Jugu, të asistuar nga njësi tjera policore (DHTNj, NjRSH, zyrtarë policorë nga SP Skenderaj) dhe në koordinim me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, ka realizuar një kontroll në fshatin Vajnik të Skenderajit, në shtëpinë dhe objektet tjera përcjellëse të të dyshuarit: E.A., (viti i lindjes 1995, mashkull kosovar).
Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe konfiskuar këto dëshmi: 59 (pesëdhjetë e nëntë) kilogram e 973 (nëntëqind e shtatëdhjetë e tre) gram, dyshohet të jetë substancë narkotike e llojit marihuanë, dy peshore digjitale, një mbështjellës – foli e tejdukshme dhe një telefon.
I dyshuari me vendim të Prokurorit të Shtetit shkon në ndalim policor deri në 48 orë.
















