Një person është arrestuar e një tjetër është në kërkim policor në Gjakovë, pasi dyshohet se kanë dhunuar seksualisht një grua në periudha të ndryshme kohore, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Rastin në polici e ka paraqitur viktima.
E njëjta është dërguar për kontrollë mjekësore.
Raporti i plotë policor:
Gjakovë 15.08.2023-23:10. Viktima femër kosovare ka raportuar se ndaj saj janë kryer veprat e lartcekura nga dy të dyshuar të ndryshëm, në periudha të ndryshme kohore, ku si rredhojë nga njësitë policore njëri nga të dyshuarit (për sulm seksual) është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari i dytë ndodhet në kërkim policor ku sipas informacioneve ndodhet jashtë vendit. Lidhur me rastin me vendim të prokurorit viktima femër kosovare pas intervistimit është dërguar për kontroll mjekësor. Rasti nën hetime












