Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Në shtrat me dhunën

16/08/2023 - 15:06
në Opinione
A A
Në shtrat me dhunën
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Duhet të çlirohemi nga familja! Duhet të çlirohemi nga mind-seti nënshtrues që familja mbjell tek ne përmes dhunës fizike, e sidomos moral-psikologjike. Familja nuk duhet parë më si një institucion i shenjtë (seç kam një përshtypje se mbrapa çdo të shenjte fshihet një pisllëk i madh). Duhet parë si një grup social ku njerëzit që e përbëjnë atë familje i ndërtojnë relacionet e tyre mbi bazë të respektit të ndërsjellë, arsyes, e ku liritë, të drejtat dhe detyrimet i takojnë secilit. Familja nuk duhet parë as si detyrim, e as si nevojë

Dritan Dragusha

“Le të hedhë gurë mbi të ai që nuk ka mëkatuar kurrë!”, u thoshte Jezusi disa burrave që po hedhnin gur mbi një grua që kishte prishur kurorën. Sikur ta përmbysim këtë thënie në realitetin tonë kosovar, atëherë do t’i binte edhe kështu: le ta ngris dorën dikush që në familje nuk ka parë dhunë asnjëherë, ose ku ai vet nuk ka qenë i dhunuar ose dhunues?!

Babai e rrahu nënën pse ajo i kishte hedhur gjellës shumë krip, edhe pse, gjellës i mungonte edhe ca krip. Vëllai i vogël për të pestën herë i kërkoi që motra e madhe t’i sillte një gotë ujë dhe ajo e kryente këtë shërbim shpejt dhe pa fjalë. Nëna i kërkoi vajzës që t’i pastronte të gjitha enët e darkës dhe t’i rregullonte dhomat e fjetjes. Kjo mënyrë jetese ishte rutinore dhe për më keq marrëdhëniet e tilla nuk vëheshin në pikëpyetje, sepse ato ishin përbrendësuar aq shumë sa që përjetoheshin si marrëdhënie normale. Gjithçka që e karakterizonte familjen ishte dhuna, e cila kishte stratifikimet e saj. Babai rrah nënën, vllau torturon motrën, kurse nëna shfryen në vajzën e saj. Një cikël i normalizuar marrëdhëniesh dhunuese brenda një familje.

Kjo është, pak a shumë, pasqyra që e karakterizon familjen shqiptare dikur, e edhe sot. E tërë kjo dhunë mbulohet me një vello morale absurde, që ka për qëllim që të kodifikoj pastaj edhe sjelljet e secilit antar të familjes. Pra, vendi ku dhuna merr karakter shenjtërues, aty nga ku buron ajo, është familja. Dhunën që po e shohim sot nuk është e rastësishme, as si një devijim momental. Kjo dhunë vazhdimisht ujitet me shumë zell në shoqërinë tonë, duke filluar që në familje. Duke qenë shoqëri patriarkale, arkaike, familja tek ne është parë si institucioni më i lartë në hierarkinë e vlerave shoqërore (kështu shihet edhe sot). Kundërshtimi i familjes është kundërshtim i kryevlerës, pra, rrjedhimisht është kundërshtim i gjithë rendit vleror. Kjo ka bërë që të ndërtohen autoritete shoqërore që mënyrë jetese e kanë dhunën. Bindja ndaj këtyre autoriteteve dhunuese tek fëmiu ngulitet që në familje: mos fol!, mos ia kthe fjalën se është më i vjetër!, mos u vesh ashtu!, mos qesh!, mos…! Të gjitha këto MOS kanë ndikuar në formimin e karakterit tonë si individ, ku pastaj kjo ka bërë që ta ndërtojmë një shoqëri që dhunën e ka si mjet komunikimi.

Abuzimit permanent i ekspozohemi qysh në familje. Prandaj, shoqëria jonë në përgjithësi ka elemente autoritariste. Kjo shoqëri nuk ka mundur të çlirohet nga patriarkalizmi edhe përkundër zhvillimeve që kanë ndodh, madje, në disa raste ky zhvillim vetëm sa i ka barrikaduar edhe më fort në pozicionin fillestar. Jemi shoqëri sado-mazokiste. Bile-bile kjo është e vetmja formë e të ndërtuarit raporte mes nesh dhe një marrëdhënie të tillë e gjejmë të shtrirë në tërë konstruktin ndërsocial. Si në familje, në kopshte, në qytet, në shkolla, në universitete, në politikë etj., pothuajse në çdo raport interpersonal dhe institucional a grupor na karakterizon dhuna.

Mënyra se si një fëmi rritet, se si do të trajtohet nga prindërit e tij, nga familjarët, në shumicën e rasteve do të ndikoj pastaj se si do të sillet ai në familje dhe në shoqëri. Aktualisht kjo familje dhe kjo shoqëri e tillë ka krijuar dhe vazhdon të krijoj njerëz të frustruar, monstrum madje. Njerëz që edhe ngatërresat më të imta mundohen t’i zgjedhin me dhunë.

Duhet të çlirohemi nga familja! Duhet të çlirohemi nga mind-seti nënshtrues që familja mbjell tek ne përmes dhunës fizike, e sidomos moral-psikologjike. Familja nuk duhet parë më si një institucion i shenjtë (seç kam një përshtypje se mbrapa çdo të shenjte fshihet një pisllëk i madh). Duhet parë si një grup social ku njerëzit që e përbëjnë atë familje i ndërtojnë relacionet e tyre mbi bazë të respektit të ndërsjellë, arsyes, e ku liritë, të drejtat dhe detyrimet i takojnë secilit. Familja nuk duhet parë as si detyrim, e as si nevojë. Ajo nuk duhet parë vetëm si lidhje gjaku (instiktive, shtazarake), madje duhet kaluar nga ky nivel i dhënë dhe të ndërtohen relacione të tjera racionale, ku marrëdhënia t’i përkasë një dimensioni shoqërisht më miqësor. Përndryshe, e dhunshmja vetëm sa do të theksohet e do të bëhet pjesë edhe e identitetit tonë, ashtu siç tani pothuajse e kemi.

JU REKOMANDOJMË

Passwordi i gazetarit – dekonstruktimi i Nazim Bllacës

Passwordi i gazetarit – dekonstruktimi i Nazim Bllacës
04/05/2026 - 11:37

Recension mbi librin “Mësuesi ishte vrasës: një histori e vërtetë spiunazhi në Kosovë” të autorit Visar Duriqi (2026) Shkruan: Burim Ramadani Është një pasqyrë tronditëse e së vërtetës...

Më shumëDetails

TESTAMENT

TESTAMENT
24/04/2026 - 14:41

NIPIT TIM VALJETIT I CILI U KUJDES PËR JETËN TIME DHE PREJ TË CILIT KËRKOJ TË KUJDESET EDHE PËR VARROSJEN TIME Meqenëse kam jetuar duke besuar në mendimin...

Më shumëDetails

Vrasja krimi më i rëndë sipas kodit penal dhe jurisprudencës fetare

Vrasja  krimi më i rëndë sipas kodit penal dhe jurisprudencës fetare
23/04/2026 - 14:41

Autor: Zyhdi Hajzeri- Jurist- Imam Kur flasim për mbrojtjen e jetës në kuadrin e jurisprudencës islame, duhet ta kuptojmë se kjo nuk është thjesht një rregull ligjor si...

Më shumëDetails

Zgjedhjet nuk na bëjnë më të mençur

Zgjedhjet nuk na bëjnë më të mençur
23/04/2026 - 14:39

Nga Blerim Shala Në një bastore imagjinare politike, e cila do të bazohej fund e krye në përvojën e deritashme të rrjedhave politike në vend që nga dimri...

Më shumëDetails

Kapitulli i ardhshëm i Kosovës: Paqe e qëndrueshme në vend, rol më i madh në siguri jashtë vendit

Kapitulli i ardhshëm i Kosovës: Paqe e qëndrueshme në vend, rol më i madh në siguri jashtë vendit
22/04/2026 - 08:36

Shkruan përfaqësuesi i përhershëm i SHBA-së në NATO, Matthew Whitaker Muajin e kaluar u bënë 27 vjet që kur NATO-ja, e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës...

Më shumëDetails

Kosova ka nevojë për pjekuri politike, jo për lodhje institucionale

Kosova ka nevojë për pjekuri politike, jo për lodhje institucionale
20/04/2026 - 14:39

Prof. Dr. Dr. Halil Krasniqi, FWV (partia e pamvarur politike), Gjermani Kosova po kalon një periudhë që kërkon më shumë urtësi politike, më shumë përgjegjësi shtetërore dhe më...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Gjobitet Comodita Home: Shiti dyshekë me defekte, nuk iu përgjigj fletëgarancioneve të klientëve e as vendimeve të shtetit

    Gjobitet Comodita Home: Shiti dyshekë me defekte, nuk iu përgjigj fletëgarancioneve të klientëve e as vendimeve të shtetit

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Jeta e ‘shfrenuar’ e militantit të VV-së që e quajti Pejgamber Albin Kurtin (Pamje)

    393 Shpërndaje
    Shpërndaje 157 Tweet 98
  • Diskutimet për Osmanin në LDK, Bajrami tregon arsyen e mungesës në mbledhje

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Kryeministri Kurti jep një lajm të mirë për fëmijët e porsalindur

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Adem Jashari i ri bëhet dhëndër i fshatit Vllahi, fejohet me Yllka Tahirin, vajzën e inxhinierit të Trepçës

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë