
Rrezarta Krasniqi, deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ishte e ftuar në emisionin “FIVE” të RTV Dukagjini, ku ka dhënë deklarata mjaftë të ashpra ndaj Qeverisë Kurti.
Deputetja Krasniqi duke folur për rastin e arrestimit të asamblistit të LVV, Besnik Mujeci në Shqipëri me mbi 11 mijë doza ekstazi, ka thënë se pushteti aktual rezulton të jetë edhe i droguar.
“Përveç i paaftë, ky pushtet po rezulton të jetë edhe i droguar”, tha deputetja e LDK-së.
Krasniqi thotë se nuk e ka kuptuar asnjëherë se si kryeministri Kurti ka mundur t’i thotë naiv Sekretarit të SHBA-së, Antoni Blinken. Ajo po ashtu konstaton se Qeveria Kurti po i mbron të korruptuarit, duke përmendur këtu Martin Berishajn dhe Nagip Krasniqin.
“Përveç që ky pushtet është i paaftë dhe me mega skandale, po rezulton që ky pushtet të jetë edhe i droguar, për arsye se e pamë ngjarjen e djeshit …”, ka thënë ndër të tjera deputetja Krasniqi.











