
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka takuar sot sopranon e njohur , Elbenita Kajtazin.
Për arritjet e saj në muzikën klasike si dhe prezantimin e vlerave muzikore Shqiptare në skenën ndërkombëtare, Presidentja nderoi Kajtazin me titullin “Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës”.
“Kjo, sa më gëzoi, po aq më ngarkoi me një obligim shtesë, që ta përfaqësoj edhe më mirë atdheun tim dhe veten në skenat botërore të Operës”, shkroi Kajtazi.











