Tre persona janë rrahur mes vete ditën e djeshme në Vushtrri, pas një mosmarrëveshje, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Personat kanë marrë tretman mjekësor.
Të tre pastaj janë dërguar në mbajtje.
Raporti i plotë policor:
Vushtrri 16.08.2023-20:00. Pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete tre të dyshuar meshkuj kosovarë ku si pasojë të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore, për të cilat kanë pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.












