
SHBA-ja ka miratuar vendimin e Gjermanisë për shitje të sistemit mbrojtjes ajror “Arrow 3”.
Kjo pasi Izraeli, sipas të dhënave të veta, ka marrë lejen nga SHBA për shitjen e sistemit të mbrojtjes ajrore “Arrow 3” tek Gjermania.
Kjo është marrëveshja më e madhe në historinë izraelite, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Mbrojtjes.
Departamenti Amerikan i Shtetit ka dorëzuar vendimin tek Izraeli të enjten.
Miratimi i SHBA konsiderohej si pengesa kryesore për marrëveshjen historike mes Gjermanisë dhe Izraelit. Negociatat për këtë u zhvilluan pas fillimit të luftës ruse në Ukrainë.
Ujdia duhej të nënshkruhej nga Ministritë e Mbrojtjes së të dyja vendeve, dhe industria ajrore e Izraelit thuhej në njoftim.










