
Ndërrimi i parë i minatorëve të kompanisë “Trepçës” kanë hyrë në grevë, nën arsyetimin se akoma nuk i kanë marrë pagat e muajit korrik.
Minatorët në deklaratat e tyre janë shprehur se do ta vazhdojnë grevën deri në ekzekutimin e pagave.
Kjo nuk është hera e parë që punëtorët e “Trepçës” po protestojnë për paga.
Edhe një javë më parë ata nuk pranuan të punojnë duke kërkuar pagat e muajit të kaluar.












