Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Pasha Kuranin e Musafin dojna me mbush me familjarë QKMF’në e Llapit”- Eskalojnë punësimet familjare në Podujevë, rehatohet edhe çika e tezës së Presidentes Osmani

17/08/2023 - 16:44
në Kryesore, Lajme
A A
“Pasha Kuranin e Musafin dojna me mbush me familjarë QKMF’në e Llapit”- Eskalojnë punësimet familjare në Podujevë, rehatohet edhe çika e tezës së Presidentes Osmani
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

“Djali i baxhanakut të Shpejtim Bulliqit, tezakja e Vjosa Osmanit, kunata e familjarë”, janë disa nga të punësuarit në konkursin e fundit në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë, shkruan Insajderi.

Në Komunën e Podujevës me datën 15 qershor të këtij viti është shpallur konkursi për mjekë të përgjithshëm në QKMF me katër (4) pozita , dhe infermier/e i përgjithshëm në QKMF me katër (4) pozita.

Në rezultatet e këtij konkursi janë pranuar katër kandidatë për pozitën mjekë në QKMF dhe katër kandidatë për pozitën infermierë.

Pesë nga të pranuarit në këtë konkurs janë familjarë të pushtetit të Lëvizjes Vetëvendosje.

Në këto punësime familjare ka përfituar edhe çika e tezes së Presidentes Vjosa Osmanit, Jehona Azemi, duke u zgjedhur në pozitën e Infermieres.

Vjosa Osmani me tezen e saj ishte parë gjatë vitit 2019 në publik ku kjo e fundit e kishte pritur në Llap me përqafime gjatë fushatës zgjedhore.

Në këtë vit Osmani kishte kandiduar për kryeministre nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ku edhe ishte pritur nga tezja e saj, apo më saktësisht nëna e Jehona Azemit, e cila u punësua në QKMF të Podujevës.

Djali i baxhanakut të Shpejtim Bulliqit, Ilirian Duriqi, është punësuar si mirëmbajtës në QKMF të Podujevës, mirëpo vetëm pas një jave ai është emëruar si shef i shoferave.

Blerandë Spahiu është përzgjedhur në pozitën e infermieres, e cila është kunata e Drejtoreshës së Shëndetësisë në Podujevë Adelina Stublla. Ndërsa në pozitën e farmacistes u punësua Florentina Gashi. E njëjta është nusja e djalit të motrës së drejtoreshës Stublla.

Fatime Blakqori (mbiemri i vajzërisë) është punësuar në pozitën infermiere mami në QKMF Podujevë, e cila njëkohësisht është kunata (gruaja e vëllaut) të Mjekut të QKMF-së, Bajram Bajgorës.

Punësimet familjare nga pushteti në Podujevë janë pohuar edhe nga opozita në këtë komunë.

Gazeta Insajderi ka provuar të kontaktojë emrat e përmendur më lartë, mirëpo deri në publikimin e këtij teksti nuk ka marrë ndonjë përgjigjje.

JU REKOMANDOJMË

Veprimtarët shqiptarë të Amerikës rreshtohen pas Sejdiut, afër 30 emra mbështesin zgjedhjen e tij President

Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim për Bekim Sejdiun President, gjyqtari raportues që rrëzoi Qeverinë e Avdullah Hotit në vitin 2020
01/09/2026 - 09:49

Një grup veprimtarësh dhe përfaqësuesish të komunitetit shqiptaro-amerikan kanë dalë publikisht në mbështetje të kandidaturës së Bekim Sejdiut për President të Republikës së Kosovës, duke u bërë thirrje...

Më shumëDetails

Peci për protestën e komunave: Nuk e kanë hallin e qytetarit, por pazaret politike

Faton Peci ua kthen me të mirë votat mërgimtarëve: Ua kursen 1 euro për parking – parkingje falas për veturat me targa ndërkombëtare
01/09/2026 - 09:37

Komunat e Kosovës sot do të protestojnë në Prishtinë, kundër asaj që e konsiderojnë cenim të kompetencave dhe të drejtave të tyre ligjore nga niveli qendror. Protesta është...

Më shumëDetails

Ky është çmimi i naftës e benzinës sot në Kosovë

Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë: Çmimet e naftës do të jenë të larta të paktën deri në korrik
01/09/2026 - 09:18

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka përcaktuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për sot. Sipas vendimit të MINT-it, çmimi maksimal për...

Më shumëDetails

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale
01/09/2026 - 09:09

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës kanë mbajtur sërish aksion para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar konstituimin e Kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve...

Më shumëDetails

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend
01/09/2026 - 08:56

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, gjatë aksionit të sotëm para Qeverisë së Kosovës, ka folur rreth marrëveshjes së arritur mes VV-së dhe LDK-së për presidentin. Ajo tha se...

Më shumëDetails

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë