Partia Demokratike e Kosovës, sot, pas arrestimit të dy zyrtarëve të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtsë, dhe një afaristi që është raportuar të jetë i afërt me Kryeministrin Albin Kurti, nën dyshimin për keqpërdorim të rezervave shtetërore, kërkon shkarkimin dhe hetimin edhe të Ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.
Sekretari për Organizim dhe Zgjedhje në PDK, Betim Gjoshi, gjatë një konference për media ka thënë se Ridvan Muharremi nuk është thjeshtë një sipërmarrës.
Përveç se mik i Kryeministrit, është personi përgjegjës, i cili me bekimin e Albin Kurtit dhe emërimin e Rozeta Hajdarit, është marrë me furnizimin e rezervave shtetërore të Kosovës.
Pas aksionit të sotëm në MINT reagimet nga opozita ishin të shumta.









