Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka mbajtur të premten mbledhje të jashtëzakonshme e KKSB-së.
Në takim kanë marrë pjesë zyrtarë nga institucionet e sigurisë dhe qytetarë.
Ata shtruan ankesat e tyre për nivelin e sigurisë në lagjet e tyre duke kërkuar më shumë patrullime të Policisë.
Përderisa Rama u zotua se do të merren të gjitha masat e nevojshëm për ofrimin e sigurisë në kryeqytet.
Edhe nga Policia thanë se janë duke zbatuar planet operative për këtë çështje.











