Një rast i shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm ka ndodhur dje në sheshin Vicianum, në Prishtinë, shkruan Veriu.info.
Policia në raportin e saj ditor bën të ditur se një prishtinas ka raportuar se është dëmtuar një xham i banesës pronë e një zyrtari policor nga një predhë e armës.
Dëshmitari ka qenë në mbikëqyrje të banesën në mungesë të pronarit.
Policia ka gjetur prova materiale gjatë ekzaminimit, andaj edhe ka nisur hetimet në procedurë të rregullt.
Raporti i plotë i Policisë:
Sheshi Vicianum, Prishtinë 18.08.2023-20:35. Dëshmitari mashkull kosovar ka raportuar se është dëmtuar një xham i banesës pronë e një zyrtari policor nga një predhë e armës. Dëshmitari e ka raportuar rastin pasi që ka qenë në mbikëqyrje te banesës në mungesë të pronarit. Në vendin e ngjarjes është vërejtur se në dhomën e gjumit janë shkaktuar pesë(5) vrima nga goditja e predhës të cilat kishin depërtuar për mes xhamit të dritares deri brenda në një vitrinë druri. Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, përball objektit banesor në parkingun e banesës janë gjetur dhe konfiskuar katër gëzhoja të armës së shkurtër te kalibrit 7.62 mm. Rasti mbetet nën hetime.












