Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pantina: Kryetarët në veri të japin dorëheqje, Kurti e ka të vështirë ta kthej besimin e ndërkombëtarëve

19/08/2023 - 10:04
në Kryesore, Lajme
A A
Pantina: Kryetarët në veri të japin dorëheqje, Kurti e ka të vështirë ta kthej besimin e ndërkombëtarëve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Mënyra me e mirë e më e lehtë për të zgjidhur problemin e zgjedhjeve në katër komunat veriore të Kosovës, është dorëheqja e kryetarëve si akt moral e legjitim, kështu ka vlerësuar ish-deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe PantinaSipas saj, çdo formë tjetër për të shkuar në zgjedhje është vetëm zvarritje e procesit. Ajo ka thënë se kryeministri Albin Kurti, me veprimet e fundit ka humbur besimin nga ndërkombëtarët.

Sipas saj, për këtë arsye BE-ja nuk është duke larguar masat që i ka vendosur Kosovës, duke shtuar se procesi zgjedhor në katër komunat veriore është krejtësisht problem politik.“Çdo çështje që ka të bëjë me procesin zgjedhor rregullohet me Kushtetutë pastaj me ligj, ndërsa mënyre e organizimit të zgjedhjeve dhe çështjet teknike i rregullon Komisioni Qendror Zgjedhor përmes rregullave që ata nxjerrin. Pra se si duhet të organizohen zgjedhjet atje, kur duhet të shpallen e kështu me radhë, udhëzimet administrative është përgjegjëse për ta nxjerr KQZ-ja”.

“Tani sa i përket zgjedhjeve në katër komunat e pjesës veriore të vendit ky është krejtësisht problem politik, mënyra më e lehtë, më e shpejt më e mirë për ta zgjidhur këtë problem është natyrisht dorëheqja e katër kryetarëve të cilët edhe ashtu nuk janë duke ushtruar funksionin e tyre si kryetar, sepse nuk po ofrojnë shërbime për qytetarët për të cilët ata janë zgjedhur. Ngase këtë qytetar në masë të madhe po refuzojnë t’i njohin këtë kryetar si kryetar të tyre legjitim”, tha ajo.

Anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, tha se Qeveri e Kosovës e as ajo e Serbisë nuk kanë interes që që cështja e veriut të zgjidhet.
“Prandaj dorëheqja do të ishte edhe akt legjitim por edhe moral pasi që ata nuk po e kryejnë funksioni e tyre. Çdo përpjekje tjetër mendoj se e zvarritë procesin dhe është duke u përdorur si mundësi për blerjen e kohës, pasi që si duket nuk ka interes as na qeveria jonë edhe më pak nga qeveria e Serbisë, gjegjësisht presidentit serb, që ky problem të zgjidhte. Sepse të dyve po ju konvenon si mundësi për ta ruajtur pushtetin e tyre”, tha ajo.Pantina ka thënë se kryeministri Kurti asnjëherë nuk i’u ka dal në fjalë ndërkombëtareve pasi veprimet e tij në teren kanë qenë të tjera nga ajo që ai ka thënë dhe se është e vështirë që të kthehet besimi i humbur.

Sipas saj, humbja e besimit nga ndërkombëtaret si shkak i veprimeve të kryeministrit Kurtit janë edhe arsyeja se pse BE-ja nuk është duke i larguar masat që i ka vendosur Kosovës.“Mendoj se kryeministri Kurti disa herë nuk ju ka dal në fjalë ndërmjetësve ndërkombëtar, përkundër faktin se ka marr zotime nga ata.

Veprimet në teren kanë qenë tjera, prandaj ai e ka humbur besimin e këtyre miqve dhe si rrjedhojë edhe Kosova është dënuar për këtë fakt duke ju vendosur për herë të parë në historinë e krijimit të shtetit të Kosovës sanksione nga ata që ndihmuan themelimin e shtetit të Kosovës. Tani është shumë e vështirë për Qeverinë tonë dhe kryeministrin Kurti ta kthej besimin e miqve ndërkombëtar, duhet të tregoj veprime konkrete se ai e ka seriozisht atë çka thotë.

Pra kryeministri Kurti nuk mund të flasë dhe të sillet njëjtë me militantë e vetë dhe këtu në Kosovë ku disa herë ai ka ndërruar qëndrimet, ka rrëshqiturit plotësisht nga parimet e veta. Këtë nuk u shet dot diplomatëve ndërkombëtar, prandaj edhe e ka të vështirë ta ktheje besimin e tyre”.

“Mendoj se kjo është arsyeja kryesore dhe për fat të keq pasojat për këtë i bartin qytetarët, bizneset e Kosovës, komunat sepse shumë projekt ose nuk kanë filluar për shkak të masave ose janë ndërprerë për shkak të sanksioneve që BE dhe ShBA-ja i kanë vënë Kosovës”, tha ajo për EO.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë